Mexhiti: Nëse hiqen votat e komuniteteve, VLEN është fitues absolut në vendbanimet shqiptare

Izet Mexhiti nga koalicioni “VLEN” në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për rezultatin në Çair, ku fitore ka arritur koalicioni VLEN, tha se nëse hiqen votat e komuniteteve, mendon që në mënyrë absolute është fitues në vendbanimet shqiptare.

“Në Gostivar ata e kanë me garanc 3000 vota që në start, në Çair, 1000 vota ka ndiku komuniteti turk, vetëm në Çair, jo në gjithë Shkupin, që po të ishin në anën tonë do të ishte rritur rezultati në 3-2 edhe me deputet”, tha Mexhiti.

Mexhit tha se Shkupi i ka dënuar funksionarët e BDI-së edhe për siç i quajti ai, “budallakitë e tyre”, edhe gjatë fushatës zgjedhore edhe para asaj, por edhe gjatë qeverisjes, por tha se është edhe sukses i tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu