Mexhiti: Shtetasit e Kosovës nuk janë të huaj në Maqedoni, do të marrin shërbime shëndetësore me çmime të njëjta sikur shtetasit tanë

Ministria e Shëndetësisë në RMV ka marrë vendim për barazimin e çmimeve të shërbimeve shëndetësore në Maqedoni, si për qytetarët e vendit ashtu edhe për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Qëllimi është që qytetarët e këtyre vendeve të trajtohen në mënyrë të barabartë për shërbime shëndetësore dhe të paguajnë po aq sa qytetarët e Maqedonisë.

Qytetarët e Kosovës paguanin dyfish çmime dhe atë vetëm në shëndetësi publike, jo në shëndetësi private. Ne kemi dhënë urdhër nga Ministria e Shëndetësisë që kjo të barazohet dhe të ketë të njëjtat çmime si për shtetin, sepse realisht të huajt nuk vijnë në Maqedoni, vijnë nga Kosova, sidomos për nevoja shëndetësore. Kam marrë masa edhe për qytetarët nga Shqipëria që vijnë dhe vizitojnë spitalet në rajonin e Ohrit”, tha ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Ministri Mexhiti gjithashtu tha se nuk do të ndalet me kaq, por do të kërkojë bashkëpunim bilateral me Serbinë dhe Greqinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu