Mexhiti: Zërat për përjashtimin tonë nga BDI-ja, spekulime

“Grupi i Zjarrit” nuk është përjashtuar nga BDI-ja. Nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti, thotë se pjesëtarët e këtij grupi funksionojnë si fraksion brenda partisë, ndërsa zërat për lagrim deri tani janë spekulime, sepse akoma nuk ka asgjë zyrtare, në këtë drejtim.

“Vijnë paralajmërime, spekulime, por nuk ka diçka konkrete. Mëngjes e mbrëmje e dëgjojmë këtë paralajmërim që do të përjashtohemi mirëpo nuk ka ndonjë informim zyrtar apo serioz konkret nga partia për përjashtim. Megjithatë, disa aktivistë tanë u shkarkuan nga disa pozita të rëndësishme në ekzekutiv edhepse kanë siguruar fitoren e BDI-së. Por, kjo aspak nuk ka krijuar hamendje tek ne. Ne kësaj punë i kemi hyrë me bindje dhe do të vazhdojmë kauzën tonë dhe aktivitetet tona”, tha mes tjerash Mexhiti në prononcimin e tij për gazetën LAJM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu