Michelle Obama feston ditëlindjen, Barack i bën urimin emocionues

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama ka uruar bashkëshorten e tij për ditëlindje. Ai ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet Michelle dhe e ka shoqëruar me disa fjalë shumë emocionuese.

Gëzuar ditëlindjen për dashurinë time, partnerit tim dhe mikut tim më të mirë. Çdo moment me ju është një bekim. Te dua, Miche”, ka shkruar Obama në 57-vjetorin e saj.

Kujtojmë që Michelle ka lobuar gjatë kohës që ishte Zonja e Parë e SHBA-së, sidomos për arsimin e vajzave dhe fjalimet e saj publike janë shumë të ndjekura. Ata janë çifti i parë me ngjyrë që kanë jetuar në Shtëpinë e Bardhë në SHBA për 8 vite.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu