Mickoski: Energjia elektrike tepricë e natës, është shitur më lirë se çmimi real

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski akuzon se energjia elektrike tepricë e natës, është shitur më lirë se çmimi real i saj dhe në këtë mënyrë Maqedonia, qytetarët dhe EMV-ja janë dëmtuar për rreth 10 milion denarë për 25 orë. Ai nëpërmjet një postimi në fejsbuk, sqaron se në 5 ditët e para të gushtit, energjia tepricë e natës është shitur për rreth 245 euro për megavat për orë, ndërkohë që çmimi i energjisë elektrike tepricë për periudhën e njëjte ishte rreth 372 euro.

“Maqedonia, qytetarët dhe EMV për vetëm 25 orë dëmtohen për rreth 10 milion denarë dhe në vend që energjia elektrike tepricë e natës, në vend që t’i ofrohet ekonomisë e cila paguan rrymën sipas HUPX dhe edhe pse Lufton për të mbijetuar dhe për të mbajtur punëtorët, paratë vidhen dhe përfundojnë nëpër xhepa privatë”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO DPMNE-së.

Por për lidhjen social demokrate, Mickoski është drejtori më i dështuar i ELEM-it i cili, siç thonë, ka sjellë energjinë elektrike më të shtrenjtë për 100 për qind.

“Ky është Mickoski I njejtë që mbahet mend si drejtori më I pasuksesshëm I ELEM-it dhe këshilltarë për energjetikë në Qeverinë e Gruevskit. Në kohën e VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit, pa krizë energjetike dhe me çmime shumë të ulëta në bursat botërore, çmimi I energjisë elektrike është rritur për 100 përqind, ndërsa blihej energji elektrike me çmim më të lartë për 3 deri në katër herë nga ai i tregut”, u shpreh Daniella Nikollova, deputete e LSDM-së.

Me vendim të Qeverisë, nga 1 shtatori të gjitha Institucionet Publike duhet të kursejnë energjinë elektrike ndërsa në çdo dy javë duhet të raportojnë për kursimet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu