Mickoski: Gjyqësori “Kacarska” dëshiron ta dëmtoj OBRM-PDUKM-në

Partia opozitare OBRM-PDUKM sot në qytetin e Koçanit ka organizuar protesta kundër ndryshimeve kushtetuese.

Ai para qytetarëve ta se është koha t’i jepnin fund premtimeve të rreme për fermerët që të blinin orizin dhe produkte të tjera, si dhe për pensionistët për të cilët, në vend që të rriteshin, pensionet e tyre u zvogëluan.

Mickoski akuzoi gjyqësorin në Maqedoni, siç e quajti, “Gjyqësori Kacarska” dhe “Prokuroria Ruskoska” se dëshirojnë që ta dëmtojnë OBRM-PDUKM-në.

Në fund të protestës ai tha paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë, ndërsa “të keqen që po e bën pushteti nuk do ta harrojnë, për të cilën do ta marrin dënimin e merituar”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu