Mickoski: Javën e ardhshme pritet rënie e çmimeve të karburanteve

Lajmet për marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit kanë shkaktuar rënie të menjëhershme të çmimeve të naftës në tregjet botërore. Kontratat e Brent ranë me 4.02% në 83.82 dollarë për fuçi, ndërsa nafta US West Texas u ul me 4.63%, në 80.95 dollarë për fuçi.

I pyetur për çmimet e derivateve në Maqedoni, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se pret që çmimet e karburanteve të jenë stabile ose të lëvizin lehtë, me ndryshime minimale për naftën dhe benzinën në ditët në vijim. Ai shtoi se javën e ardhshme pritet ulje më e ndjeshme e çmimeve, duke theksuar se Maqedonia mbetet ndër vendet me karburantet më të lira në rajon.

“Vendimi që duhet ta sjellë KRRE ka të bëjë me javën e kaluar. Sipas përllogaritjeve tona, sepse ndërpritet gjendja e krizës, për shkak se marrëveshja është arritur, pres që çmimet të lëvizin në kuadër të gjysmë denari ose të mbeten të njëjta, kur bëhet fjalë tek lënda dizel dhe rreth 1,5 deri në 2 denarë rritje e benziave, e javën e ardhshme pres ulje të dukshme, sepse sot çmimet e bursës për naftën dhe derivatet e naftës kanë rënë në mënyrë dramatike, lëvizin diku rreth 82-83 dollarë për fuçi, andaj javën e ardhshme pres rënie më të madhe, përndryshe edhe më tej mbetemi vendi që ka çmimet më të ulëta të benzinave dhe dizelit në rajon”, tha Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu