Mickoski konfirmoi se ka përçarje me Arsovskën

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në konferencën e sotme për media konfirmoi mosmarrëveshjen mes partisë së tij dhe kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

“Për mua është e rëndësishme që Shkupi të zhvillohet dhe për këtë arsye ne kemi përkrahur një kandidat të pavarur dhe në jetë ke momente kur sheh se pritshmëritë nuk janë të njëjta me ato që i kemi pritur, dhe pastaj thjesht mund të shkojnë rrugët drejtime të ndryshme në jetë”, tha Mickoski.

I pyetur nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e shumicës në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Mickoski nuk është përgjigjur konkretisht, por ka thënë se do të mbështes çdo projekt për të mirën e qytetit.

“Sa i përket shumicës në Këshill, VMRO-DPMNE ka lider, profesor Trajko Sllavevski është dhe ne kemi shumicë, por gjërat janë fluide, sot e keni, nesër jo, nuk është shumë e rëndësishme”, ka thënë Mickoski.

Qyteti i Shkupit shkarkoi drejtorin e NP “Ujësjellësi”, Zlatko Perinski, ndërsa sekretari i përgjithshëm, Gjoko Velkovski, njoftoi se ka dhënë dorëheqje. Mickoski tha se ata ende e kanë mbështetjen e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu