Mickoski në rrugë për shumicë prej 65 deputetësh?!

Mickoski është rrugës për të formuar shumicën prej 65 deputetësh, mëson “Telma” nga burime partiake.

Pesë nga deputetët e rinj që morën mandat në listat e deputetëve nga partitë dhe koalicionet që do të shkojnë në opozitë, shprehën gatishmërinë për të mbështetur politikën e qeverisë së re, ndërsa dy janë ende duke e shqyrtuar këtë mundësi.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së sot ka diskutuar për planet për përbërjen e qeverisë së re me kryetarët e partive nga koalicioni “Maqedonia juaj”, të cilët i ka ftuar në takim në parti.

Ekipet negociatore të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-in nesër do ta kenë takimin e parë, por negociatat më konkrete do t’i nisin nga java e ardhshme. Për momentin nuk ka njoftime për negociata me ZNAM-in dhe “Levicën”, ndonëse as kjo mundësi nuk përjashtohet, shkruan Tellma.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu