Mickoski paralajmëron ndryshime në Qeveri, ja kur pritet rikonstruimi?

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski lidhur me rikonstruksionin e Qeverisë deklaroi se aktualisht është i fokusuar në organizimin e brendshëm të VMRO-DPMNE, ndërsa ndryshimet në Qeveri mund të ndodhin në gjysmën e dytë të majit ose në fillim të qershorit.

Ai në intervistën për TV Sitel paralajmëroi ndryshime të mundshme në resorë dhe në emra të caktuar në përbërjen e ardhshme qeveritare.

“Unë po analizoj situatën, por tani jam i fokusuar në atë që quhet organizim i brendshëm brenda VMRO-DPMNE-së. Ajo që paralajmërova në kongres është se gjatë muajit prill, më së voni në gjysmën e parë të majit, qëllimi im është të përmbyll strukturën brenda VMRO-DPMNE-së. Dhe pastaj, nga gjysma e dytë e majit ose qershori, së bashku me partnerët e koalicionit do të bëjmë lëvizje, nëse vlerësojmë se është e nevojshme, në resorë të caktuar dhe në emra të caktuar – t’i ndryshojmë apo t’i rrotullojmë. Kjo duhet të jetë një qasje më e gjerë, holistike. Por në këtë moment vetëm po analizoj dhe nuk mund të them se kam ndonjë përfundim konkret. Megjithatë, që do të ketë ndryshime – kjo është fakt”, deklaroi për Sitel, Mickoski.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu