Mickoski: Për 100 ditë realizuam qindra projekte

Kryeministri Hristijan Mickoski, tha se në këto 100 ditë kanë trashëguar shumë probleme që ka lënë qeveria e kaluar.

Ai tha se 100 ditët e para nuk kanë qenë të lehta por se shumë gjëra u bën të qarta se ku jemi dhe ku duhet të shkojmë.

“Më e rëndësishmja, treguam se jemi të vendosur për tu ballafaquar me sfidat pa dallim nga pengesat me të cilat përballemi. Sa më shumë e dimë se situata është e ngarkueshme nga ajo që pritëm, vendosshmëria jonë bëhet më e fortë. Jemi 100% të fokusuar në realizimin e projekteve dhe plotësimin e premtimeve. Këto 100 ditë nuk ishin të lehta por ishin vetëm fillimi”, tha Mickoski, raporton SHENJA, duke shtuar se ata janë fokusuar në stabilizimin e gjendjes financiare të shtetit.

Ai tha se kanë realizuar qindra projekte, do të sjellin investime të reja, nuk i kanë harruar nxënësit, mësimdhënësit, mjekët, pensionistët dhe të gjithë.

Mickoski tha se vetëm për 100 ditë, kanë mundësuar pensione më të larta për 330 mijë pensionistë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu