Mickoski përmend se ku u mbushën kutitë, këmbimoret me para për blerje votash

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski theksoi sot se ashtu si në raundin e parë, ashtu edhe në të dytin pritet të ketë parregullësi gjatë votimeve më 8 maj, ku si problematike është BDI.

“Ne deri tek monitoruesit ndërkombëtarë OSBE/ODIHR kemi dorëzuar lista ku në një periudhë të caktuar, ka pasur votime me një mesatare më pak se një minutë. Kjo tregon se aty kemi pasur mbushje të kutive. Është çudi, por e vërtetë se fingerprintët nuk kanë punuar në atë periudhë. Presim që kjo të ndodhë edhe në raundin e dytë dhe për këtë kemi informuar MPB-në që të forcojë masat për të siguruar një proces të rregulltë. Bëhet fjalë për Sarajin, Likovën, Haraçinën, etj”, deklaroi Mickoski.

Sipas tij, opinioni duhet ta dij BDI përmes politikave të saj nuk fiton zgjedhjet, por ajo fiton përmes presionit dhe masat antidemokratike i fiton votat.

“Ashtu lirisht mund që rezultatin e raundit të parë të evropianit Osmani ta pjestoni me dy dhe do ta shihni përkrahjen reale të BDI-së. Më shumë se dy dekada kjo parti merr vota në dy mënyra duke u thirr në manipulimin epik duke u thirr në 2001, e kjo dhezte përmes rregullimit të tenderëve, dhe e dyta përmes presionit dhe blerjes së votës. I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mos e faktorizoj kriminalitetin e BDI-së, për shkak se ata tani po derdhin sasi të mëdha të parave kash, i dijmë këmbimoret ku derdhen ato para dhe më pas duan të jenë pjesë e Qeverisë, që ti kthejnë ato para kesh. Duam që bashkësia ndërkombëtare të ndjek këtë situatë shqetësuese sepse këto rrënojnë demokracinë. Mund të them se këtë e bëjnë edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë të mbështetur nga pjesëtarë të MPB-së, të cilët legjitimohen kur ndalen”, theksoi Mickoski./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu