Mickoski pret që deri më 28 maj të ketë 61 deputetë?!

“Unë pres që me 28 maj të konstituohet Parlamenti. Pas saj të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe menjëherë ta marrim mandatin nga presidenti i shtetit, Gordana Siljanovska. Unë pres kjo të ndodh në gjysmën e dytë të qershorit”.

Kështu është shprehur lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski teksa u pyet se kur pret të formojë Qeverinë.

“Është e mundshme që deri më 28 maj ne të bëjmë 61 deputetë”, shtoi Mickoski më tej në intervistë për “Kanal 5”, transmeton TV21.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu