Mickoski: Zaev po manipulon me çështjen e pajtimit

VMRO-DPMNE në protestën në Veles akuzoi qeverinë aktuale se asgjë nga ajo që kanë premtuar nuk kanë realizuar. Kryetari i VMRO-së Mickovski tha se LSDM premtoi ekonomi dhe jetë më të mirë për qytetarët, ndërsa rriti akcizat e naftës, premtoi ambient më të pasur, kurse tani Maqedonia thith ajrin më të ndotur në Evropë.

Ai kërkoi që qeveria të respekton vullnetin e qytetarëve në referendum dhe të ketë dorëheqje të menjëhershme nga ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov dhe ai i brendshëm Oliver Spasovski.

“A është drejtësi që Zoran Zaevin ta shikojmë dhe dëgjojmë se si kërkon ryshfet, kurse patriotët e pafajshëm ti mbajnë në burg, për shkak se kanë pasur vetëm një qëllim që të mbrojnë shtetin e tyre. A është kjo e drejtë dhe drejtësi?. Dhe tani do të dalin tani dhe do të abuzojnë me fjalën pajtim. Çfarë pajtimi është ky kur kryeni presion mbi qytetarët e Maqedonisë dhe VMRO-DPMNE-së, kur kemi persekutime politike në çdo hap. A u bë Maqedonia Evropiane, apo ne pranuam në vend të Maqedonisë Evropiane, një monark afrikan, që ne do të mposhtim në zgjedhjet e ardhshme dhe do ta dënojmë atë për gjithçka që ai bën në Maqedoni”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Opozita kërkon tërheqjen e rritjes së tatimeve, ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit si dhe zbardhjen e skandalit të përgjimeve.

Mickovski edhe njëherë i bëri ftesë kryeministrit Zaev që të përballen në një duel televiziv dhe të bisedojnë për çështjet kyçe me interes shtetëror dhe publik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu