Mickovski kërkon ta marrë fjalën në Kuvend

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski kërkon që t’i lejohet të mbajë fjalim në Kuvendin e Maqedonisë. Kërkesa me shkrim është drejtuar deri tek shërbimet e kuvendit dhe tani pritet përgjigja e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Duke pasur parasysh faktin se në këto momente në shtëpinë ligjvënëse po diskutohet nevoja për ndryshime kushtetuese që kanë ndikim të rëndësishëm, kriza politike në të cilën po futet shteti ynë, momentin e rëndësishëm për të ardhmen e shtetit, si dhe momentin senzisitv që e shkaktoi ky debat në opinion, VMRO- DPMNE si parti më e madhe e cila është në opozitë, kryetari i së cilës nuk është deputetët, dhe më këtë është i pamundësuar para të përzgjedhurve të popullit të shpreh mendimet e tij, dërgon kërkesë që të mundësohet fjalimi i tij në seancë plenare në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Këtë të drejtë ja mundëson Rregullorja për punë të Kuvendit, ku në përputhshmëri me nenin 72 pika 2 nga Rregullorja, i mundësohet kryetarit të Kuvendit të mund të ftoj në kuvend person të organeve dhe të organizatave tjera”, thuhet në kërkesën e VMRO-DPMNE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu