VMRO DPMNE paralajmëron doktrinë të re politike dhe angazhimin politik të kuadrove të reja që do të zbatojnë këto parime, gjithmonë në përpjekje për t’u rikthyer në pushtet.
Doktrina do të miratohet në Kongresin e partisë, të paralajmëruar për më 12 dhjetor, ku pritet të rizgjidhet për një mandat të ri kryetari aktual Kristijan Mickovski. Po në këtë kongres do të vendoset se si do të vazhdojë veprimi politik opozitar deri në caktimin e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.
“Nga përfundimi është edhe doktrina e re. Ju ftoj ta lexoni kur të miratohet nga Kongresi dhe pasi të shtypet. Pas kongresit do të ketë edhe ndryshime strukturore në vetë organizimin e partisë, në kryesinë. Kështu që kjo është ajo që bën VMRO DPMNE në drejtim të përgatitjes për zgjedhej të parakohëshme dhe të shpejta parlamentare”, u shpreh kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Mirëpo LSDM konsideron se në VMRO DPMNE-në që drejton Mickovski s’pritet asnjë ndryshim. Sipas partisë së Zaevit, Mickovski nixotohet të vjen në pushtet për të rikthyer dhe shfajësuar ish shefin e tij Nikolla Gruevski.
“Gjithnjë e më i qartë po bëhet shpejtimi i Mickovskit që të merr pushtetin. Nën presionin e të arratisurit në Budapest, bëni plan për kthimin e tij. Me udhëzimet e tij i ktheni në pozita partiake bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. A i përgatitni edhe gjykatësit të cilët do të duhet të lirojnë Gruevskin nga çdo faj?A e hapët sërish defterin?”, theksoi deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska.
Më 12 dhjetor, edhe LSDM do mbajë kongresin për të zgjedhur kreun e ri të partisë, pas dorëheqjes së Zoran Zaevit. Në garën për kryetar të LSDM-së, aktualisht, kandidaturën për kryetar partie e kanë dorëzuar Dimitar Kovaçevski, Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski, ndërkaq spekulohet edhe kandidimi i mundshëm i ish sekretarit organizativ të LSDM-së, Mile Zeqeviç.









