Në pyetjen e gazetarëve se ish-ministrja Gordana Jankullovska dhe ish-shefi i policisë sekrete, Sasho Mijalkov do të kenë mbrotje nga MPB-ja më gjatë se kufiri ligjor, Ministri i Brendshëm në mënyrë diplomatike u përgjigj:
“Ka ish-zyrtarë të shtetit të cilët kanë mbrotje për shkak të vlerësimit të sigurisë të MPB për jetën e tyre. MPB-ja vlerëson se për këdo duhet mbrotje, pa dallim nëse është funksionar apo ish funksionar”, tha Mitko Çavkov, përcjell TetovaSot.
Çavkov pretendoi se ish-zyrtarët kanë patur kërcënime me vdekje, por nuk zbulon emrat e tyre, dhe as nuk zbulon se kërcënimet janë të vendit apo të faktorit të huaj.
Përndryshe, qeveria ndryshoi rregullimet për mbrojtjen e zyrtarëve, për të cilët nuk ka kohë të specifikuar. Më parë zyrtarët e qeverisë kishin të drejtën për mbrojtje nga policia deri në një vit pasi ata largohen nga detyra, dhe me ndryshimet e tanishme do të ketë mbrotje deri kur ata janë në rrezik./infoshqip.com