Milam Zeka për seancën e djeshme: Mos qofsha në lëkurën e Kadri Veselit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Nismës Milaim Zeka, ka folur rreth seancës së djeshme. Ai, në shkrimin e bërë në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ka thënë që kanë pasur shumë presion dhe shantazhe rreth ligjeve që dje janë votuar në Kuvend, përcjellë “Gazeta Blic”.

Zeka ka thënë që dje, shumica e deputetëve e kanë gënjyer elektoratin vet, ai ka shtuar se dje më kriminel kanë dalë deputetë e pozitës se sa ata të opozitës. Sipas tij kampion dje ishin deputetët e PDK-së, të cilët kanë kontrabanduar me amandamente të cilët nuk kishin përkrahjen e komisioneve.

Po ashtu, Zeka ka shkruar se deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjfucën e ka parë se si është humbur kur Dardan Molliqaj ia ka përmendur se ka qenë pjesë e SHIK-ut.

Në fund, deputeti ka thënë që ka ndjerë dhimbje për ministrin Bedri Hamza.

Shihni shkrimin e plotë të Milaim Zekës:

Mos qofsha ne lekuren e Kadri Veselit

Disa fjale pet seancen e djeshme ne Kuvendin e Kosoves

Tek po shkoja ne Kuvend, mendoja per punen kolosale qe kemi bere disa deputet per t i sjellur ne Kuvend tri ligje dhe ligjin e katerte, ate per Trepçen. Isha me gjysem zemer sepse ligjet i kishim bere nen presione, nen shantazhe nga te gjithe. Presion nga i madh e i vogel. Presion nga ambasada te huaja, nga Zyrat nderkombetare ne Prishtine, shantazhe nga individ dhe organizata te te gjitha kategorive. Dezinformata nga disa kolege deputete, qe vetem per me qene ne ballinat e portaleve, i leshonin nga 20 rrena ne dite. Me kete deshironin edhe ti rrenin votuesit e tyre. Une mendoja vetem tek ardhemeria e femijeve te mi dhe per deshmitar e doja vetem Zotin.

Kur hyme ne sallen e Kuvendit, 95 perqind te deputeteve u deshen lakuriq perpara cdo qytetari brenda e jashte. U pa se si i rrejshin votuesit e tyre. U pane sa te paftyre ishin ata qe paraqitshin amandamente, ban be se ishin paret e babes te tyre, apo edhe te Vuçiqit. Ma kriminelet ne kete drejtim delnin deputete e pozites, se sa te opozites. Kampion ishin nja dy-tre deputet te PDK se. Po kishte edhe te tjere, me nje fjale te gjithe ata qe po kontrabandonin amandamente pa perkrahjen e komisioneve.

Me dhimbesej ministri Bedri Hamza, ndersa thosha me vete: Mos qofesha ne lekuren e kryetarit Kadri Veseli!!!

Pastaj i shiheja pacientat e Burdushit se si po paloheshin ne rreshtin e pare te Kuvendit. E shikoja Glaukun qe e humbi çdo rruze gjaku kur Dardan Molliqaj ja beri publik te qenurit ne SHIK un r Kadri Veselit dhe rrugetimin e tije politik fillimisht ne PDK, pastaj ne AAK, dhe se fundi ne VV. Udheheqesi shpirteror i sektit politik, Fidel Kastro i Kosoves, rrotullonte letrat mbi tavoline, dhe mundohej te na tregonte strategjine e pushtimit te Serbise permes pordheve te partise se tije, dhe feneve te aleatit, ne krye me zecat e Bujar Bukoshit, te ulur ne rendin e pare.

E nejse, vetem nje gje me ka shoku mbrame: qysh bre asnje amandament per çerdhe?! Asnje fjale per azil te pleqeve! Asnje fjale per sektorin privat!!!

Kuku per ne…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu