Merkato e janarit pritet të përforcojë Milanin. Kuqezinjtë po vuajnë shumë në këtë sezon dhe reparti ku po çalon duket se mbetet mesfusha.
Lajmin e konfirmon gazeta torineze “Tuttosport”, që zbulon edhe dy objektivat e “djallit”. Në shënjestrën e italianëve ka përfunduar dyshja e Arsenalit, Granit Xhaka dhe Elneny.
Shqiptari i kombëtares së Zvicrës gjendet në pole-position për të firmosur te klubi nga Seria A, që nga ana e saj, nëse nuk firmos me 27-vjeçarin do të kërkojë shërbimet e egjiptianit, Elneny.










