Milani e ka zgjedhur tashmë trajnerin e ri

Kjo javë ka qenë shumë e vështirë për Milanin, ku përveç nuk siguroi Ligën e Kampionëve, ata shkarkuan drejtorin sportiv dhe trajnerin.

Administratori i Deleguar, Ivan Gazidis së bashku me Paolo Maldinin po punojnë së bashku për të gjetur një emër për stolin.

Sipas “Sportmediaset”, gazetë e afërt me klubin kuq e zi, drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i besojnë skuadrën Simone Inzaghit.

Por trajneri italian së pari duhet të zgjidh kontratën aktuale me Lazion.

Milani është i gatshëm t’i ofrojë atij një biletë trevjeçare prej 2.5 milionë euro (shuma që Simone i kërkoi Lazios).

Milani në fillim të javës së ardhshme do të jetë me trajner mirëpo fillimisht duhet të konfirmohet Maldini në pozitën e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu