Zoran Milanoviq nga partia Social Demokrate ka dalë i pari në zgjedhjet presidenciale në Kroaci, duke e lënë prapa Kolinda Grabar-Kitaroviq nga qendra e djathtë.
Kitaroviq ka lënë prapa me diferencë të vogël këngëtarin Miroslav Skoro, i cili si kandidat i pavarur për president arriti të marrë 24.40 për qind të votave.
Milanoviq, që fitoi 29.52 për qind, dhe Kitaroviq që mori 26.72 për qind do të garojnë në balotazh më 5 janar 2020.
Pas dy javësh – në raundin e dytë në garë do të jenë, presidentja e tanishme, Kolinda Grabar-Kitaroviq që ka fituar 27 përqind me Zoran Milanoviq që ka fituar tre përqind më shumë. I treti nga numërimet shihet se është Miroslav Skoro me 24 përqind. Raundi i dytë i zgjedhjeve për President të Kroacisë mbahet pas dy javësh.










