Milito parashikon fituesin e Champions League dhe rezultatin e ndeshjes (FOTO)

Legjenda e Inter dhe e Argjentinës, Diego Milito ka parashikuar se kush mund të jetë fituesi i finalës së nesërme të Ligës së Kampionëve.

Për Militon fitues do të jetë skuadra londineze, Tottenham. Sipas tij, Spurs do të shënojnë fitore me rezultat 2:1, transmeton Indeksonline.

Argjentinasi në të kaluarën kishte arritur të fitonte Ligën e Kampionëve me Inter dhe pikërisht në kryeqytetin spanjoll e kishte ngritur në ajër trofeun më prestigjioz evropian.

Në atë finale, Milito ishte protagonist ku kishte shënuar dy gola kundër Bayern Munchen.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu