Milloshoski ka pranuar se bisedat e përgjuara nga “bombat” janë reale

Deputet nga VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski sonte në emisionin në tv Telma, në një debat të ashpër ka pranuar se janë të vërteta bisedimet e përgjuara të publikuara nga LSDM-ja.

Milloshoski ka pranuar se është paraqitur për të intervenuar për çdo student dhe pranoi se ka urdhëruar lustrim për gjykatësin nga Kërçova, transmeton TetovaSot.

Sipas Milloshoskit, ai gjykatës ka qenë kodosh i UDB-së dhe prandaj nga kryetari i Lustracionit, Tome Axhiev, kërkoi që ai të lustrohet.

Deri më tani, Antonio Milloshoski në konferencat për shtyp ka përsëritur se audio inçizimet janë qenë të montuara, të prera dhe të ngjitura./Tetovasot.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu