Milloshovski lëshon “bomba” në Kuvend: Zaev e ka ditur me para të kujt, Bojan Jovanovski hapi televizion

Deputeti i opozitares VMRO-DPMNE, Antonio Milloshovski nga foltorja në Kuvend emitoi audio bisedë me të cilën pohon se në atë dëgjohet zëri i ish kryeministrit Zoran Zaev.

“Jo, i duhen para për televizionin.

I duhen para për televizionin dhe vetëm bën kombinime të ndryshme

E pyeta “Boki bre, nga i ke marrë ato parat për televizion? Më tha: Kisha një fraer nga Kroacia dhe nga Cile (Siljan Micevski) i cili mori para për shtëpitë për pleq.

Ne disa herë në këtë mënyrë e ndihmuam atë për televizionin e tij, kryesisht për marketing, kjo ishte që në tetor – nëntor të vitit 2018”, thuhet në bisedë.

Në audio incizimin dëgjohet vetëm një zë, zëri i cili thuhet se është i Zaevit, ndërsa me kë bisedon nuk dihet.

Milloshoski, pas prezantimit të audio bisedës tha se pikërisht për këtë shkak LSDM-ja nuk do që bisedat e incizuara në mënyrë jolegale të jenë prova në procedurat gjyqësore, gjë që është inkuadruar në ligjin e ri për PP.

Dje në sallën e gjykatës për Reket ishte prezantuar komunikimi mes Zaevit dhe Bojan Jovanovskit.

Sms porosi:

Zaev: Deri te Boki 13

Boki i pashë provat. A mund të imagjinosh se sa jam i hidhëruar? Më fal, por kjo është e tmerrshme!

Boki deri Zaevi

Edhe një herë mendoni dhe më pranoni në takim. Asnjëherë nuk e kam keqpërdorur emrin tuaj.

Zaev deri Boki 13

Kjo është e palejueshme. Kjo është zhvatje tipike.

Lideri i lSDM-së Zoran Zaev dje para gazetarëve tha se çdokush që e ka shkelur ligjin do të përgjigjet. Ai theksoi se mesazhet në Viber mes tij dhe Bokit 13 të cilët u prezantuan në seancën për rastin Reket si prova, tregojnë se ai ka vepruar dhe e ka denoncuar rastin.

“Mesazhet tregojnë se çfarë njeri jeni dhe thoni se nuk ju intereson. Pa dallim nëse dikush ka medium PRO qeverisë, nëse më ka lavdëruar mua ose i ka përkrahur politikat e mia, nëse e ka shkelur ligjin, do të përgjigjet, pa marrë parasysh të kaluarën kur folëm për miliardë kur askush nuk dëgjoi që ish kryeministri të denoncojë ndonjë rast. Kryeministri duhet të jetë shembull se si duhet të funksionojë shteti i së drejtës”, tha Zaev.

Në konferencë për mediat, kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se çdokush i cili ka vepruar kundër ligjit do të mbajë përgjegjësi dhe se prokuroria duhet të veprojë sipas të gjitha provave.

Nga DPMNE-ja thonë se ligji i ri është amnisti për Zoran Zaevin, Katica Janevën dhe Boki 13. Nënkryetari i BDI-së, në pres konferencën e sotme zyrtarisht publikoi se në ligjin e ri për PP janë pranuar të gjitha kërkesat e partisë së tij.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu