Minatorët e Trepçes kanë ndërprerë grevën e cila ka filluar javën e kaluar. Kryetari Sindikatës së Trepçes, Shyqri Sadiku, tha për klankosova.tv se pas takimit që kanë mbajt me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, vendosën të ndërprenë grevën.
“Në takimin që patëm me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik na u premtua që do të realizohen kërkesat e tona”, tha Sadiku.










