Në fshatin e Shipkovicës, në Tetovë, sot do të bëhet minimi i shkëmbinjve të cilët, pas përmbytjeve të pradokohshme janë kanosje për banorët e këtij rajoni.
Minimi do të bëhet në fund të fshatit, në lokacionin e goditur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe vërshimet, ndërsa në të do të marrë pjesë dhe do t’i ndjekë punimet edhe ministri i Mbrojtes Zoran Jolevski.