Ministra dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë qeveritar kanë qenë në kontakt me Zaevin

Anëtarë të qeverisë kanë pasur kontakte me kreun e LSDM-së Zoran Zaev, i cili është testuar për Kovid-19, pasi ka pasur kontakt me person të infektuar.

Rezultatet nga testimi i Zaevit priten gjatë ditës, ndërkohë që edhe qeveritarët që kanë pasur kontakt me Zaevin po presin rekomandimet e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, nëse edhe ata do t’i nënshtrohen testimit.

Këtë e ka deklaruar ministrja e financave Nina Angellovska. “Gjithsesi se kemi qenë në komunikim me kryetarin e LSDM-së. Bëhet fjalë për vetizolim që do të zgjas 14 ditë. Rezultatet akoma nuk dihen”, tha Angellovska.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu