Ministri Ademi gabimet në dëftesat shkollore i ka parë në Facebook (FOTO)

Maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, “Republika e Maqedonisë së Veriut”, “e Maqedonisë/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe “e M/q.R.M.V.” janë disa nga variantet se si është shkruar nënshtetësia sipas ndryshimeve të fundit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në dëftesat shkollore të nxënësve shqiptarë, transmeton Portalb.mk.

Shkollat e Çairit udhëzimin se si duhet të shkruhet nënshtetësia e kanë marrë gjuhën maqedonase, ndërkaq shkollat e tjera kanë vepruar në bazë të udhëzimeve të pjesëtarëve të ndryshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Nënshtetësia duhet të shkruhet “e Maqedonisë/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” patën propozuar edhe profesorët universitar të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Kështu rekomandoi edhe drejtori i Agjencisë për zbatim të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Ylber Sela.

Tre variante se si është shkruar nënshtetësia në dëftesa shkollore
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi pas dy javësh kontakt nga Portalb.mk tregoi se di duhet të jetë nënshtetësia në dëftesat shkollore.

“Nënshtetësia duhet të shkruhet siç është në vijim: e Maqedonisë/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Ademi.

Disa shkolla tashmë e kanë plotësuar me “maqedonase”. Çfarë do të ndodh me ato?

“I kam parë. Tash dëftesat e nxënësve po janë të qasshme edhe në Fejsbuk dhe në rrjete sociale, ku publikohen nga prindërit, kam parë edhe gabime të tjera. Sigurisht se do të duhet që mësimdhënësit, përpiluesit dhe plotësuesit e dëftesave të jenë tejet të kujdesshëm. Nga ajo që kam parë në rrjete sociale, ka edhe gabime të tjera që do të duhen që të përmirësohen”, tha Ademi.

Ministria e Punëve të Jashtme
Forma e gabuar gjendet në udhëzimin për publikun dhe mediat që qëndron në uebfaqen e Ministrisë për Punë të Jashtme, kumtohet se shtetësia duhet të shkruhet “maqedonase/ qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Portalb.mk ka dërguar pyetje deri atje, dhe të njëjti kanë dhënë përgjigjen siç vijon më poshtë:

“Udhëzimi për përdorim të emrit të ri kushtetues të shtetit, si dhe në mbiemrin “maqedonase”, të cilat i ka publikuar Ministria e Punëve të Jashtme në shkurt, ka të bëj për mediat. Qëllimi i udhëzimit është që mediat në komunikimi e tyre me publikun drejtë ta shfrytëzojnë termet e caktuara. Gjegjësisht, udhëzimi tregon se emri zyrtar i shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut” apo me shkuresë “Maqedonia e Veriut”, se nacionaliteti (nënshtetësia): maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe se gjuha zyrtare është “Gjuha Maqedonase”, dhe se kodet e shtetit janë MK dhe MKD. Gjithashtu në udhëzim theksohet se mbiemri “maqedonas/e/e” duhet të shfrytëzohet kur lidhet me identitetin etnik dhe kulturor për popullin, gjuhën tonë, historinë, kulturën, trashëgiminë, territorin dhe veçoritë e tjera. Institucionet shtetërore, sa i takon përdorimit të emrit të ri kushtetues të shtetit dhe të termeve të lartpërmendura kanë marrë udhëzime nga Grupi ndër-resor për realizim të detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës”, thanë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga Qeveria shkurt u patën përgjigjur se ndryshimet kushtetuese duhet të jenë “të përkthyera në mënyrë të gabuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu