Ministri i brendshëm Nuhiu aktivizon policinë në teren, në ndihmë të të pastrehëve

Stuhia e paralajmëruar për sot dhe ditët në vijim se moti do jetë mjaft i ftohtë, me borë e me erë të fuqishme, ka aktivizuar organet shtetërore që të dalin në ndihmë banorëve të rezikuar dhe atyre që nuk kanë kulm mbi kokë, informon Zhurnal.

Kështu, ministri i brendshëm Agim Nuhiu ka aktivizuar të gjitha strukturat policore që të dalin në ndihmë popullatës së rezikuar dhe atyre që nuk kanë kulm mbi kokë.

“Sot kur është paralajmruar se temperaturat do të jenë shumë të ulëta dhe me stuhi të forta ere, efektivët e policisë kanë marrë për detyrë që në mënyrë efikase tu dalin në ndihmë qytetarëve të pastrehë të cilët qëndrojnë nëpër udhëkryqet dhe vendet publike të Kryeqytetit dhe të njejtit t`i transportojnë tek Punktet dhe Qendrat për përkujdesje sociale. Efektivët e policisë edhe më shumë duhet të bëjnë për qytetarët e vendit!“, thekson më tej ministri Nuhiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu