Ministri i brendshëm Nuhiu viziton fëmijën e parë të lindur këtë vit

Në shoqëri të bashkëpunëtorëve të tij, ministri i brendshëm Agim Nuhiu sot ka qëndruar në vizitë tek spitali gjinekologjik ”Nënë Tereza” në Çair të Shkupit për të uruar nga afër lindjen e fëmijës së parë në Shkup, i cili është i nacionalitetit shqiptarë dhe fëmija i parë i lindur në vitin 2017 në kryeqytet, informon Zhurnal.

”Në vizitë tek Spitali Gjinekoligjik në Çair të Shkupit për të uruar lindjen e fëmijës së parë në Shkup për vitin 2017! Në emër të MPB-së, prindërve Ramadani nga Haraçina uruam që djali i sapolindur të jetë me fat e të ritet në një Maqedoni të të gjithëve! Respekte për personelin e spitalit dhe Drejtorin Bashkim Ismaili!”, ka thënë kështu ministri Nuhiu, transmeton Zhurnal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu