Ministri Çupi: Të hapet korsi e posaçme në kufi për hyrjen e diasporës në Maqedoni gjatë pushimeve, të mos presin me orë të tëra

Në bazë të ankesave të diasporës gjatë takimeve të realizuara në vizitat e tij jashtë vendit, ministri i diasporës në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Xhemail Çupi sot ka dërguar sugjerime konkrete deri tek organet kompetente shtetërore për zbatimin e metodave lehtësuese të punës brenda dispozitave ligjore, kompetencave dhe kapaciteteve të parashikuara në Ligjin për kontrollin kufitar dhe Ligjin për doganat.

“Me qëllim të tejkalimit të sfidave me të cilat përballet diaspora jonë gjatë vizitës në vendlindje, sidomos në kohën e pushimeve verore, kur fluksi në pikat kufitare është më i madh.

Sugjerime e mia për këto çështje janë si më poshtë:

Të shfytëzohen të gjithë potencialet dhe mundësitë kadrovike, teknike dhe organizative për rritjen e efikasitetit dhe shpejtësisë gjatë kontrollit të trafikut kufitar në hyrje/daljet e vendkalimeve kufitare; dhe

Të hapet korsi e posaçme shtesë posaçërisht për qytetarët tanë që jetojnë në diasporë”, njoftoi ministri Çupi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu