Ministri Filipçe flet se virusi a do të zhduket shumë shpejt

Virusi nuk do të largohet menjëherë, por do të jetë i pranishëm për një kohë të gjatë dhe pandemia do të përfundojë me një formë të imunitetit kolektiv, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, i ftuar në emisionin “360 gradë” sonte në Alsat.

I pyetur nëse situata mund të qetësohet gjatë muajve të verës, Filipce tha se ka mundësi që të ketë valë-valë pacientësh dhe pandemia të jetë ciklike por e rëndësishme është që lakorja epidemilogjike të shtriqet për një kohë sa më të gjatë duke shtuar se vaksina kundër virusit mund të pritet vetëm në 2021.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu