Ministri gjerman i bën thirrje BE-së: Tani është koha që kosovarët të lëvizin pa viza

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Gjermane Michael Roth, ka theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vendosura nga BE për liberalizimin e vizave.

Roth, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin shoqëror “Twitter” ka thënë se tani është koha që kosovarëve t’iu ipet drita e gjelbër për lëvizje të lirë.

“Ne do ta përkrahim fuqishëm këtë në Bruksel”, ka thënë ministri Roth.

Edhe Komisioni Evropian ka vlerësuar më 18 korrik të vitit të kaluar se Prishtina i ka plotësuar dy kushtet e mbetura për liberalizim vizash: luftën më të theksuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ratikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kurit me Malin e Zi.

Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në./Gazeta Blic/

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu