Ministri i brendshëm e tregon: Ja sa gjatë do ruhen deputetët

Të gjithë deputetët të cilët votuan për iniciativën për ndryshim të Kushtetutës janë siguruar, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të uniformës së re të destinuar për pjesëtarët e Njësisë për Detyra Speciale sot në kazermën Ilinden.

“Kemi bërë vlerësim të sigurt të deputetëve, kryesisht atyre të cilët votuan për fillim të procesit të ndryshimeve kushtetuese dhe ata do të sigurohen deri në atë moment, derisa ai vlerësim nuk bëhet ndryshe”, tha Spasovski.

Në pyetjen nga kush në tërësi mbrohen ata deputetë theksoi se ka kërcënime reale, përmes Fejsbukut dhe rrjeteve tjera sociale, por edhe kërcënimeve direkte, deri te ata, deri te familjet e tyre, kërcënime për shkatërrim të pronës së tyre.

“Secili që do të mundohet të fusë pasiguri të tillë te qytetarët, do të sanksionohet”, tha Spasovski. Ministri shtoi se kërcënimet vijnë edhe nga një grup i afërt me iniciativën “Bojkotoj”.

Në lidhje me pohimet e VMRO-DPMNE-së dhe të Ivan Stoilkoviq nga PDSM se deputetëve u janë ofruar para, që ato të paraqiten, sepse edhe vetë oferta e ryshfetit është vepër penale.

“Joserioze është të dilet në opinion dhe të tregohen të pavërteta për ofertën e mjeteve financiare, pohimet e tilla duhet të pastrohen”, shtoi ministri Oliver Spasovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu