Ministri i Brendshëm i Austrisë viziton Kosovën

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, viziton sot Kosovën. Nehammer do të pritet nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Siç raporton Gazeta Express, takimi do të fillojë në ora 12:00 dhe mbahet në godinën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Prishtinë.

Pas takimit, të dy ministrat do të dalin në konferencë për media. Vizita e tij vjen në një kohë kur situata në veri në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë është e tensionuar për shkak të vendosjes së reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu