Një ditë para protestës së opozitës, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka thyer heshtjen duke deklaruar se ai është i gatshëm për të marrë çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm nëse audio përgjimi rezulton i vërtetë.
“”Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot: Nëse audio-përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim”, shkruan Xhafaj në Twitter.
Këtë qëndrim të tij, ministri i Brendshëm, thotë se e ka sfidë edhe me kreun e PD-së, Lulizm Basha. “Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?
E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve”, përfundon reagimi i Xhafajt.










