Ministri i brendshëm Oliver Spasovski jep lajmin: Ja kur do të nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Maqedonisë dhe Gjermanisë

Të martën, do të nënshkruhet deklarata e përbashkët midis ministrisë së Brendshme dhe ministrisë Federale të Trafikut dhe Infrastrukturës Dixhitale të republikës së Gjermanisë për njohjen dhe zëvendësimin e patentave, ka njoftuar Spasovski në Facebook!

Pakti mes palëve përfshinë të gjitha kategoritë e patentave. Pas miratimit nga Qeveria e Maqedonisë duhet të përcaktohet data për nënshkrimin e kësaj marrëveshje – theksoi Agim Nuhiu, Zëvendësministër i Brendshëm.

Me këtë marrëveshje hiqet përsëritja e pjesës teorike gjatë marrjes së patentës në shtetin tjetër. Parakusht për marrjen e patentës
gjermane është vendqëndrimi 180 ditor.

Marrëveshja për njohjen e patentë shoferit “Personi i cili posedon patentë shoferi të lëshuar nga organet federale të Gjermanisë, në çdo kohë pas arritjes në territorin e Maqedonisë do të mund ta ndërroj patentë shoferin pa pasur nevojë ta përsërisë pjesën teorike apo praktike të provimit për shoferë.

Procedurë thuajse e njëjtë është edhe me palën gjermane. Megjithatë nevojitet që të ketë vendqëndrim në Gjermani, së paku 180 ditë”.

Patentat e Maqedonisë aktualisht njihen në 7 shtete, ndërsa në përgatitje e sipër është edhe marrëveshja me Kosovën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu