Ministri i Jashtëm izraelit kritikon takimin e Erdogan me liderin e Hamasit: Presidenti turk duhet të ketë turp

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka kritikuar presidentin turk, Recep Tayip Erdogan për vendimin e tij për të publikuar takimin e tij të fundit me kreun e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Israel Katz ndau një foto në X, e cila Erdoganin duke shtrënguar duart me Haniyeh në një zyrë presidenciale në Stamboll gjatë fundjavës, duke shkruar se presidenti turk “duhet të ketë turp”.

Sipas zyrës presidenciale turke, Erdogan u takua me Haniyeh së bashku me anëtarët kryesorë të kabinetit të tij dhe Sameh Shoukry, ministri i Jashtëm egjiptian, për të diskutuar mbi sulmet izraelite në Gaza dhe përpjekjet për të ulur tensionet në të gjithë rajonin.

Erdogan dhe Shoukry shprehën shqetësimin gjatë takimit se sulmet e fundit me dron midis Izraelit dhe Iranit mund të largojnë vëmendjen ndërkombëtare nga vuajtjet në Gaza, ku 34,000 njerëz janë vrarë nga bombardimet izraelite që nga 7 tetori.

Marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin janë përkeqësuar kohët e fundit ndërsa sulmet në Gaza kanë vazhduar. Kohët e fundit, Ankaraja vendosi që të ndalojë eksportin e 54 produkteve, përfshirë aluminin dhe çimenton, në Izrael derisa të arrihet një armëpushim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu