Ministri i jashtëm rus paralajmëron SHBA-në: Kujdes, jemi më keq se në Luftën e Ftohtë

Kryediplomati rus, Sergei Lavrov, deklaroi se marrëdhëniet e vendit të tij me Shtetet e Bashkuara, janë sot më keq sesa gjatë Luftës së Ftohtë, e kjo sipas tij vjen për shkak se mungon respekti reciprok.Lavrov tha se Moska është e gatshme për normalizimin e marrëdhënieve me Washingtonin, por SHBA-ja shtoi ai, “duhet t’i japë fund sjelljes si sovrane” teksa grumbullon aleatët e saj kundër Rusisë e Kinës.

Gjatë Luftës së Ftohtë, tensionet ishin të larta dhe paraqiteshin shpesh situata të rrezikshme krize, por kishte dhe respekt për njëri-tjetrin”, tha ministri i jashtëm rus në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve, Rossiya Segodnya. “Tani më duket se ka shumë deficit në këtë drejtim”, shtoi ai.

Në fillim të muajit te kaluar, administrata Biden e fshikulloi Rusinë me sanksione për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale, si dhe për përfshirje në hakerimin e agjencive federale, që Moska i mohon me forcë.Moska, së fundi, u ndaloi hyrjen tetë zyrtarëve të vendeve të Bashkimit Europian, në shenjë hakmarrjeje për sanksionet që BE-ja i vendosi Rusisë. Ministria e Jashtme ruse tha se të ndaluarit përfshijnë nënpresidenten e Komisionit Evropian, Vera Jourova, dhe presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

“Bashkimi Evropian vazhdon politikën e masave të njëanshme, kufizuese dhe të paligjshme, që kanë në shënjestër qytetarët dhe organizatat ruse”.“Veprimet e tilla nga Bashkimi Europian nuk lënë asnjë dyshim se qëllimi i tyre i vërtetë është të frenojnë zhvillimin e vendit tonë me çdo kusht”, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme ruse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu