Ministri i jashtëm turk në Tiranë, ja kërkesat që i drejton shtetit shqiptar (VIDEO)

Turqia i kërkon Shqipërisë të mbyllë institucionet antiturke në Shqipëri si dhe të ekstradojë elementët e organizatës “FETO”.

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlűt Çavușoğlű duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve tha se këta elementë kanë depërtuar jo vetëm në sistemin arsimor por dhe atë shtetëror. Gjithashtu bëri të ditur se Turqia i ka vënë në dispozicion listën me emrat dhe pret që shteti që ai e quajti “mik” ta bëjë sa më parë. Vetë Bushati nuk pranoi të komentonte duke u shprehur se çështje të tilla zgjidhen në rrugë diplomatike dhe jo me konferenca shtypi.

Ditmir Bushati: “Shqipëria ka qenë një nga vendet e para që është solidarizuar me çfarë ndodhi në Turqi, në rrethanat e grushtit të shtetit, por nga ana tjetër është vend anëtar i NATO-s, kandidat për në BE, ka aderuar në disa dokumente të rëndësishme ndërkombëtarë në fushën e ekstradimti dhe çdo politikë e tillë ndiqet në rrugë diplomatike dhe asesi në konferenca shtypi.”

Çavușoğlű: Presim që të mbyllen institucionet antiturke në Shqipëri. Kjo është pritshmëri e jona. Është një kërcënim tepër serioz për Shqipërinë, ata mund të bëjnë çdo gjë. Ka një strukturë fetoiste tepër serioze në Shqipëri në çdo fushë dhe si në vendet e tjera kanë përdorur sistemin arsimor dhe kanë depërtuar shumë mirë në sistemin shtetëror. Nuk mund të hedhin më hapa të tjerë. Kjo organizatë terroriste është një kërcënim i madh kundër Turqisë , ata nuk janë vetëm. E dimë që këtu ka elementë të FETOS dhe presim të bëjë dicka nga Shqipëria mike

Duhet eliminimi i veprimtarisë kundër Turqisë që zhvillohet këtu. Ne gjithmonë kemi dhënë lista me emrat e tyre miqve tanë shqiptarë. Gjithashtu janë dhe persona për të cilët kërkojmë ekstradimin e tyre. E kemi bërë dhe zyrtarisht, gjithcka në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Kemi paraqitur dokumentet përkatëse dhe presim të realizohen. Të harrojmë ata 251 dëshmorë , ne nuk strehojmë asnjë terroristë që vjen nga Shqipëria këtë presim nga miqtë shqiptarë’

Do ngreme shkolla te reja.

Turqia premton ngritjen e shkollave të reja në Shqipëri ndërsa kërkon mbylljen e institucioneve antiturke në Shqipëri.

Mevlűt Çavușoğlű: “Do të ngremë shkolla të reja në Shqipëri, do të ngremë nivelin e arsimit në Shqipëri. Nuk do të pranojmë vetëm studentë nga Shqipëria por dhe nga rajoni. Mbështesim kandidaturën e Shqipërisë në OSBE.”

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu