Ministri i Mbrojtjes i Izraelit pretendon se Hamasi ka humbur kontrollin e Gazës

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant deklaroi se Hamasi nuk ka fuqinë për të ndaluar ushtrinë izraelite, duke thënë se forcat izraelite kanë intensifikuar operacionet kundër tuneleve të Hamasit në Gaza.

Hamasi ka humbur kontrollin e Gazës. Terroristët po ikin në jug, civilët po plaçkitin bazat e Hamasit”, tha ai, pa dhënë prova për pretendimin e grabitjes.

Ai shtoi se “çdo ditë” Izraeli vret më shumë komandantë dhe luftëtarë të Hamasit, duke shtuar se ushtria izraelite vazhdon të operojë “në zemër të qytetit të Gazës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu