Ministri i Jashtëm grek: Shqipëria vazhdon të shkelë të drejtat e minoritetit

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias duke iu përgjigjur një grupi deputetësh, të cilët i kishin shkruar letër për prishjen e ndërtimeve në Himarë, thotë se “Shqipëria vazhdon të ndjekë një praktikë anakronike” në zonat minoritare.

Sipas tij  “projektimet e paligjshme dhe provokuese shqiptare për prishjen e ndërtesave në Himarë përbëjnë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, të pakicave dhe të pronës së anëtarëve të minoritetit grek në rajon”.

Diplomati grek hedh poshtë pretendimet e palës shqiptare se vendi ynë respekton drejtat e pakicave, duke theksuar më tej se Tirana po përpiqet “për të eliminuar në këto zona elementin grek”.

Në vijim te letrës Kotzias kujton se Shqipëria duhet të përmbushë detyrimet e saj për procesin e anëtarësimit në BE, veçanërisht edhe ato detyrime që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të minoritetit, shkruan Lapsi, përcjellë Klan Kosova.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu