Ministri Kuçi do të bojkotojë Kuvendin e Forumit Rinor të BDI-së?!

Ministri i ekonomisë, Driton Kuçi nuk do të marrë pjesë në Kuvendin e FR BDI-së, që duhet të mbahet të dielën edhe pse është kuadër që vjen nga Forumi Rinor, njoftojnë burime partiake për Gazetën Lajm. Burimet tona thonë se ky vendim i Kuçit është pasojë e mbledhjes të tensionuar që sonte është mbajtur në degën e BDI në Çair, ku është vendosur që Kuçi të mos mbajë fjalim në Kuvend, por është caktuar përfaqësues tjetër.

Ky vendim ka shkaktuar tensione dhe përplasje të ashpra verbale, njoftojnë burimet e Gazetës Lajm, prandaj Kuçi ka vendosur të mos shkojë fare në Kuvend. Atij nuk i ështè lejuar as të futet ne sallen ku eshte mbajtur sonte mbledhja, e as te marre fjalim. Për këtë vendim ai ka njoftuar edhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, përmes kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Ahmeti ka kërkuar nga Kuçi që të mos ngutet dhe mos ta publikojë këtë vendim në opinion. Në ndërkohë ai ka filluar të ndërmarrë masa që ta bindë Kuçin të shkojë të dielën në Tetovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu