Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se hetimi për gjetjen e armëve në Jajincë, në afërsi të shtëpisë së familjes së kryeministrit Aleksandar Vuçiq, ka përfunduar.
Sipas agjencisë serbe të lajmeve, Tanjug, Stefanoviq ka thënë se ende pritet rezultatit i analizave të ADN-së nga armët e gjetura, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se një pjesë e zollave (hedhësit të dorës) vije nga fushëbetejat e Kroacisë, kurse dy bomba nga fushëbetejat te Bosnjës dhe Hercegovinës.
“Kjo s’ka të bëjë me mbrojtjen fizike të kryeministrit, sepse ajo është kryer, por kjo ka të bëjë më shumë me mbrojtje nga shërbimet informative dhe kundërzbulimet”, ka thënë Stefanoviq. /Lajmi.net/