Ministri serb: Së shpejti nuk do kufizohemi më me Kosovën por me Shqipërinë e Madhe

Ish-ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremić parashikon që në një të ardhme të afërt, Serbia të kufizohet nga Shqipëria e Madhe.

Sipas tij, një pjesë e planit të korrigjimit kufitar midis Kosovës dhe Serbisë është që të dyja vendet të mos bllokojnë njëra-tjetrën në organizma ndërkombëtarë, përfshirë Kombet e Bashkuara.

Ai thekson se nëse Kosova bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë, nuk ka asnjë mekanizëm ndërkombëtar dhe ligjor që mund të pengojë dy vende anëtare të OKB-së të bëhen një shtet i vetëm. Në këtë mënyrë sipas tij, Kosova dhe Shqipëria mund të shndërrohen në një shtet, që ai e quan Shqipëria e Madhe.

“Kështu, është e sigurt se disa vite pas nënshkrimit të korrigjimit kufitar, Serbia do të kufizohet nga Shqipëria e Madhe”, parashikon Jeremiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu