Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsa Stefanovic, ka thënë se vendosja e forcave të KFOR’it në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ishte si pasojë e bisedimeve mes presidentit serb Aleksandar Vucic dhe Sekretarit të NATO’s, Jens Stoltenberg.
Stefanovic tha se KFOR vazhdon të jetë përgjegjës për sigurinë e serbëve, për të cilën ai pretendon ‘’se është e rrezikuar.’’ Ai shtoi se nëse KFOR nuk angazhohet në këtë drejtim ‘’atëherë ushtria serbe do reagoj.’’
“Ngritja e gatishmërisë luftarake në të gjithë zonën e sigurisë tokësore pati një efekt dhe trimëroi njerëzit tanë se nuk do të lejojnë vrasjen e tyre nga askush”, tha Stefanoviqi për televizionin serb “Pink’’.
Stefanovic, tha se thirrjet për qetësim të tensioneve sipas tij ishin vetëm fraza, kurse tha se Kosova kishte dërguar njësi speciale me armë të gjata për të rregulluar “padrejtësitë” në vendkalimet kufitare.
Ai reagoi edhe për deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, gjatë vizitës që zhvilloi dje në Kosovë, ku tha se Serbia po bën shfaqje teatrale.
Stefanovic tha se ‘’Rama nuk duhet të ndërhyj në punët e Serbisë’’, derisa tha se nuk janë shfaqje teatrale kur sipas tij ‘’ njerëzit me armë të gjata dhe transportues “vijnë për të kërcënuar serbët”.
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se kjo është një shfaqje teatrale nga pala serbe, Stefanoviqi tha se “Rama nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë” dhe vuri në dukje se nuk është as teatër, as nuk është qesharake kur njerëzit me armë të gjata dhe transportues “vijnë për të kërcënuar serbët”.









