Ministri turk Cavusoglu: Turqia mbështetë Azerbajxhanin në fushëbetejë dhe tavolinë bisedimesh

Turqia qëndron përkrah gjithmonë Azerbajxhanit vëllazëror, duke zgjeruar mbështetjen si në fushëbetejë dhe në tavolinë negociatash, ka thënë të martën Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, të martën pas takimit me ambasadorin e Azerbajxhan në Ankara, Khazar Ibrahim.

“Ne qëndrojmë përkrah Azerbajxhanit në fushëbetejë dhe në tavolinë bisedimesh. Ne duam të zgjidhim këtë problem në tërësi” ju tha Cavusoglu reporterëve gjatë vizitës së tij tek ambasada azerbajxhanase.

“Le të zgjedhim këtë problem ashtu që paqja dhe stabilitetit të arrihet në Kaukaz, në këtë rajon. Le të çlirohen territoret e okupuara të Azerbajxhanit. Vëllezërit azerbajxhanas, që emigruan rreth 1 milionë prej tyre, le të kthehen në shtëpi” tha ai.

Sipas ministrit turk zgjidhja e problemit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit është shumë e thjeshtë: “Është vetëm një zgjidhje, Armenia duhet të tërhiqet nga territoret që i ka okupuar. Nëse kjo nuk ndodhë, ky problem nuk mund të zgjidhet” tha Cavusoglu.

Luftimet kufitare shpërthyen më 27 shtator mes Azerbajxhan it e Armenisë ku të dyja palët pretendojnë të jenë përgjegjëse nisjen e luftimeve.

Sot raportohet për ashpërsim të luftimeve si dhe për rrëzimin e një aeroplani luftarak të Armenisë nga Turqia, që u mohua nga qeveria turke.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu