Gjegjësisht, Ministri Aleksandar Vulin bisedoi sot në Beograd me kolegun e tij nga Qiproja, Nikos Nuris, të cilin e falënderoi.
“Edhe një herë, unë mora një siguri të vendosur se Qipro nuk do të ndryshojë pozicionin e saj në çështjen e mosnjohjes së shtetit të rremë të Kosovës dhe kjo është një inkurajim i madh për ne,” tha Vulin, i cili nënshkroi një marrëveshje ndërqeveritare për bashkëpunim në mbrojtjen nga katastrofat.
Vulin theksoi se Serbia “do të mbështesë gjithmonë miqtë e saj nga Qiproja, të kuptojë pozicionin e tyre dhe, atje ku ka një zë të Serbisë, të flasë në përputhje me nevojat dhe interesat e Qipros“- tha Vulin.









