Ministria e drejtësisë së Maqedonisë nuk pranon ekspertë nga Kosova dhe Shqipëria për ligjin e gjuhës shqipe (VIDEO)

Ligji për përdorimin e gjuhëve me përmbajtje të plotë dhe me vendim të Qeverisë është dërguar për mendim në Komisionin e Venedikut, bashkë me tekstin alternativ të nenit 8 i cili nuk është pjesë përbërësë e Ligjit dhe tri dispozitat e tij që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe në bankënota, letra me vlerë dhe uniformat e ushtrisë dhe policisë.

“Pres që Komisioni Venecias në periudhën e rregullt kur merr vendime të japë propozimet e veta mbi ligjin dhe në momentin që jep sugjerimet ne do t’i ndajmë ato me opinionin publik dhe sigurisht që do të veprojmë në bazë të tyre. Edhe njeherë po e përmend se kjo është dhënia e një të drejte e cila deri tash ka qenë e drejtë e ndaluar dhe nuk i frikësohemi sepse bëhet fjalë për përdorim të gjuhës që më lehtë të kuptohemi ndërmjet veti”, tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Ndërkaq nga VMRO DPMNE thonë së është absurde që ligji të dërgohet në Komisionin e Venedikut pasi të votohet.

“Nuk mundet një ligj i cili është shpallur të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venedikut pra siç ishte premtuar para shumë muajve që ky ligj do të dërgohet deri të ky komision dhe pastaj pënjeherësh të ndryshohet kjo gjë dhe të ndodhë e kundërta. Kjo ndodh vetëm në strukturat krimininele të Zoran Zaevit”, u shpreh Naum Stoillkovski,VMRO DPMNE.

Ndërkaq për implementimin e drejtë të Ligjit të gjuhëve nga Ministria e Drejtësisë pohojnë se Agjencina që pritet të formhet për përdorimin e gjuhëve nuk parasheh përfshirje të ekspertëve të huaj gjuhësor nga Kosova dhe Shqipëria. Nga ana tjetër, para një javë në emisionin Click Plus zv/kryeministri Bujar Osmani deklaroi se duhet ndihmë serioze për implementim të drejtë të Ligjit të gjuhëve.

“Kjo është sfidë e madhe dhe realisht do të na duhet ndihmë edhe nga qarqet akademike, intelektuale nga institutet,nga fakultetet e ndryshme jo vetëm në Maqedoni por edhe rajon për shkak se është shumë më rëndësi që të fillojmë të implementojmë gjuhën standarte shqipe sepse e di që ju mediat do të na lodhni me gabimet drejtshkrimore nëpër tabela”, tha Bujar Osmani, Zv/Kryeministër.

Nevojën për ekspertë gjuhësorë nga Kosova dhe Shqipëria e kanë potencuar disa herë edhe ekspertët e vendit.

Në letrën e dërguar në Komisionin e Venedikut thuhet se Qeveria pret vlerësim për aspektet e pajtimit të ligjit me standardet evropiane dhe principet e sundimit të drejtë të ligjit. Gjithashtu në letër theksohet se Ligji për përdorimin e gjuhëve del nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit e cila është e zbatuar në Kushtetutën e Maqedonisë dhe se një nga qëllimet e Ligjit është që të krijohet kornizë e harmonizuar ligjore në të cilën dispozitat ligjore nuk do ta rrezikojnë kushtetutshmërinë e Maqedonisë dhe standardet evropiane. Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev tha se të gjitha sugjerimet qe do të dalin nga Komisioni i Venedikut do të përfshihen në Ligjin për gjuhët.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu