Ministria e Mbrojtjes: Letonia si vend i rëndësishëm i NATO-s, partneri ynë bilateral i radhës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Letoni. Gjatë vizitës treditore, përveç takimit zyrtar me ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks, ministri Mehaj do të takohet edhe me shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Letoneze, gjenerallejtënant Leonids Kalniņs, si dhe autoritetet tjera të larta politike dhe ushtarake.

Me homologun e tij, ministrin Pabriks, ministri Mehaj do të nënshkruajë edhe Memorandumin e Mirëkuptimit, respektivisht Marrëveshjen Bilaterale në mes ministrive të dy vendeve.

Marrëveshja e bashkëpunimit tonë do të jetë një faqe e re e zhvillimit të kapaciteteve të ndërsjella ushtarake në funksion dhe shërbim të sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu